Lajmet e fundit

Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak ka thënë se ka ndërprerë bisedimet me Turqinë për projektin e tubacionit të gazit natyror, të emëruar Rrjedha Turke.
Ai ka thënë se ky hap është marrë për faktin se forcat turke kanër rrëzuar një avion ushtartak rus më 24 nëntor.
Me projektin Rrjedha Turke ka qenë e paraparë që gazi natyror rus të bartet nën Detin e Zi në jug të Evropës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka shpallur këtë projekt në dhjetor të vitit 2014.
Po atë muaj, Putin është tërhequr nga planet për të ndërtuar tubacionin e gazit natyror, Rrjedha e Jugut.
Ky tubacion do ta bartte gazin rus përmes Detit të Zi në një terminal në Bullgari. Prej atje, do të dërgohej te konsumatorët në Evropën jugore dhe qendrore, përfshirë Hungarinë, Serbinë dhe Austrinë.