Lajmet e fundit

Rusia ka vendosur veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mundësonte krijimin e një tribunali për të dyshuarit që rrëzuan avionin e Malaysia Airlines, fluturimin MH17 në lindje të Ukrainës, vitin e shkuar.
11 shtete, në këshillin 15 anëtarësh, votuan në favor të propozimit nga Malajzia, Australia, Holanda dhe Ukraina, ndërsa Venezuela, Kina dhe Angola abstenuan .
Draft-rezoluta kërkonte që të gjitha shtetet të bashkëpunojnë për këtë tribunal, përndryshe do të përballeshin me sanksione.