Lajmet e fundit

Organizata joqeveritare me bazë në SHBA e cila ka operuar në Rusi për më shumë se 20 vjet thotë se do të ndalojë punën në këtë vend për shkak të ligjeve të reja që prekin organizatat e huaja.
Fondacioni MacArthur thotë se ka vendosur të mbyllë zyrën e saj me degë në Moskë për shkak se rregullat e reja bëjnë atë "të pamundur për të vepruar në mënyrë efektive" në Rusi.
Këto ndryshime "e bëjnë të qartë se qeveria ruse e konsideron praninë e vazhdueshme MacArthur si të padëshirueshme", thuhet në deklaratën e Fondacionit.
Fondacioni i ka dhënë më shumë se 170 milionë dollarë në grante në Rusi, që nga viti 1992,nëpër fusha të ndryshme, si arsimimi i lartë dhe të drejtat e njeriut, transmeton Klan Kosova.