Misha Pumo, në një lidhje të drejtpërdrejt në “Kosova Today”, tha se Rusia ia ka tërhequr vëmendjen Serbisë lidhur me armatimet që po dërgohen në Ukrainë.
Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin ka folur për këtë temë më homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq më 9 maj, transmeton Klankosova.tv.
“Unë mendoj se Rusia i ka tërhequr vëmendjen Serbisë për dërgimin e armëve nëpërmjet Spanjës Ukrainës. Kanë dalë informacione të reja nga inteligjenca ruse që nëpërmjet Çekisë apo Afrikës përsëri janë dërguar municione me të cilat vriten ushtarët me predha serbe. Kjo u diskutua nga Putini me Vuçiqin në takimin që u bë më 9 maj”. Tha Pumo.
Ai tutje tha se Serbia e di mirë se ku shkojnë këto furnizime.
https://www.youtube.com/watch?v=yssDdEITit0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.