Lajmet e fundit

Qëllimi i Prishtinës për t`i formuar Forcat e Amatosura të Kosovës është një hap shumë i rrezikshëm për stabilitetin në Ballkan dhe në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova.
"Ne besojmë se qëllimi i autoriteteve në Prishtinë është se pavarësisht nga qëndrimi i Beogradit dhe serbëve në Kosovë që ta bëjnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur, është absolutisht hap i papërpegjshëm dhe ne besojmë se ai është shumë i rrezikshëm për stabilitetin e Ballkanit dhe kontinentin evropian në tërësi" tha Zakharova, raporton "Sputnik", përcjellë Klan Kosova.