Lajmet e fundit

Rusia është deklaruar se është e gatshme që t’i ndihmojë rebelët sirianë në betejën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islami, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, ka thënë se forcat ajrore ruse mund ta përkrahin Ushtrinë Çlirimtare Siriane që t’i gjejë më lehtë grupet e militantëve të Shtetit Islamik.
Deri më tani Rusia ka qenë aleati kyç i presidentit Bashar al-Asad.
I ka ndihmuar Sirisë që t’i identifikojë e më pas ka deklaruar po ashtu se ka bombarduar tragete të Shtetit Islamik në territorin sirian.