Rusia e Bashkuar e Vladimir Putin ka arritur të fitojë 54.28 për qind të votave pas numrit të 93.1 për qind të kutive të votimeve, ka njoftuar Ella Pamfilova nga Komisioni Qendror i Votimit, njofton Sputnik, përcjellë Klan Kosova.
Kjo i siguron Rusisë së Bashkuar 140 ulëse.
E dyta ka daluar Partia Komuniste me 13.45 për qind të votave, ose 35 ulëse, ndërsa Demokratët Liberalë kanë fituar 34 ulëse në Parlamentin e Rusisë, apo “Dumën” e njohur edhe si Dhoma e
Ulët. Ndërsa Rusia e Drejt ka arritur të sigurojë 16 ulëse.
“Gjithsesi ende nuk janë numëruar shtatë për qind të votave dhe ende mund të ketë disa ndryshime. Por në këtë moment, gjërat janë kështu”, ka thënë Pamfilova për gazetarë.
Ajo ka thënë se këto zgjedhej kanë qenë shumë më transparente se të kaluarat dhe janë mbikëqyrur nga 264.000 njeëz.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.