Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka thënë që janë të gatshëm të mbajë një samit me homologun e tij amerikan, Donald Trump në lidhje me dëbimin e diplomatëve rusë ndaj vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, transmeton Klan Kosova.
"Kjo varet nga pala amerikane, por pala ruse mbetet e hapur", u ka thënë zëdhënësi rus mediave.
"Përgjigja do të jepet kur të vijë koha, çdo gjë do të bëhet në përputhje me interesat e Rusisë", potencoi Peskov duke shtuar se pretendimet ndaj Rusisë nuk kanë asnjë bazë dhe provë.
Ai nënvizoi se bashkësia ndërkombëtare dhe Rusia nuk janë përballë njëra tjetrës.
Peskov shtoi se Rusia aktualisht nuk kishte informacion rreth gatishmërisë së Trump për t'u takuar me Putin pas vendimit të Uashingtonit për të dëbuar më shumë se 60 diplomatë.