Lajmet e fundit

Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplomatik nga Ukraina, tha Ministria e saj e Jashtme.
“Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e Ambasadës dhe Konsullatave të Përgjithshme”, tha Ministria në një deklaratë të gjatë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse ka vendosur të evakuojë personelin e misioneve të huaja ruse në Ukrainë, një masë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të afërt”, thuhet në deklaratë.