Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i cili kryesoi takimin mes delegatëve ukrainas dhe rusë në Stamboll të premten, i përshëndeti bisedimet si një "ditë të rëndësishme për paqen botërore".
“Si rezultat i përpjekjeve intensive diplomatike, delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim në Stamboll, të ndihmuar nga Turqia”, shkroi Fidan në X, transmeton Klankosova.tv.
"Si rezultat i takimit, ata ranë dakord të shkëmbejnë 1,000 të burgosur nga secili vend si një masë për ndërtimin e besimit. Ata gjithashtu ranë dakord të ndajnë me palën tjetër me shkrim kushtet që do të bënin të mundur arritjen e armëpushimit”.
Fidan shtoi se të dyja palët kishin rënë dakord në parim për t'u takuar përsëri.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.