Lajmet e fundit

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Kievi dhe Moska janë pajtuar në parim për të liruar piloten ukrainase, Nadia Savchenko, e cila është burgosur në Rusi nën akuzat për vrasje.
Menjëherë pas dënimit të Aleksandr Aleksandrovit dhe Yevgeny Yerofeyevit, Kremlini ka thënë se Putin dhe Poroshenko kanë biseduar në telefon për fatin e dy rusëve dhe të Savchenkos.
Poroshenko ka thënë sot se dënimet kanë hapur mundësinë e përdorimit të mekanizmit të shkëmbimit.
Savchenko është dënuar muajin e kaluar me 22 vjet burgim.
Gjykata në Rusi e ka shpallur atë fajtore për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës.