Lajmet e fundit

Putin foli pas takimit me presidentin Barack Obama në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ata janë pajtuar që ushtritë e tyre të mbajnë bisedime për evitimin e konfliktit eventual gjatë operacioneve potenciale në Siri, ka thënë një zyrtar i Shteteve të Bashkuara.
Ata gjithashtu u pajtuan për gjetjen e opsioneve për zgjidhje politike në Siri, por nuk janë pajtuar për rolin e ardhshëm të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Të hënën, SHBA dhe Franca këmbëngulën përsëri se presidenti Asad duhet të shkojë. Por, Putin tha: "Ata nuk janë qytetarë të Sirisë dhe kështu që nuk duhet të përfshihen në zgjedhjen e udhëheqjes së një vendi tjetër."
Rusia do të kryejë sulme ajrore vetëm nëse ato janë të miratuara nga Kombet e Bashkuara, tha ai, ndërsa gjithashtu duke përjashtuar trupat ruse që marrin pjesë në një operacion terren në Siri.
Të dy udhëheqësit u takuan për 90 minuta në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme, në bisedimet që zoti Putin i quajti "shumë konstruktive".