Lajmet e fundit

Moska dhe Teherani janë deklaruar se kanë në plan të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak, pasi që sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit janë ngritur në bazë të një marrëveshje bërthamore në mes Tehranit dhe fuqive botërore.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif që ishte për vizitë në Moskë me 17 gusht ,tha që të dyja palët shpresojnë që marrëveshja për programin nuklear të Iranit të hyjë shpejt në fuqi brenda këtyre javëve,shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Klan Kosova.
Lavrov është deklaruar që janë të gjitha mundësitë që sot t’i sjellim marrëdhëniet Ruse-Iraniane në një nivel tjetër, më të avancuar, në frymën e marrëveshjeve të arritura nga dy presidentët dhe duke marrë në konsideratë vendimet që janë marrë për të zgjidhur situatën rreth programit bërthamor iranian
Në anën tjetër ministri i jashtëm i Iranit,Javad Zarif pohoi se janë të bindur se marrëveshja e Vjenës do të ketë një impakt të madh në zhvillimin e lidhjeve midis dy vendeve .