Mijëra persona protestuan të dielën në qendër të Moskës kundër propozimit për të shtyer moshën e daljes në pension.
Turma ka kënduar slogane kundër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka mbështetur një iniciativë të tillë, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.
Tubimi i organizuar nga Partia Libertariane mbante slogane kundër Putinit, sikurse "Putini është një hajdut" dhe "larg carit", slogane të zakonshme në protestat anti-Putin dhe anti-qeveritare.
Rreth 90 për qind e popullsisë e kundërshtojnë projektligjin, sipas një sondazhi të fundit.
Propozimi për të rritur moshën e daljes në pension, nga 60 në 65 për meshkuj si dhe nga 55 në 63 për femrat, është pjesë e një pakete buxhetore e hartuar nga ligjvënësit për të mbështetur financat qeveritare.
Ndryshimet në moshën e daljes në pension do të hynin në fuqi, duke filluar nga viti 2019, tha kryeministri, Dmitry Medvedev, kur paraqiti planin. Zyrtarët kishin deklaruar se ky projektligj do të ndihmonte në rritjen e pensionit në Rusi.
Pensioni mesatar në Rusi tani është rreth 14.400 rubla (196.63 EUR).
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.