Lajmet e fundit

Duket që Elton John ka qenë pre e shakasë së disa komedianëve rusë.
Këngëtari të hënën në Instagram e ka postuar një fotografi të presidentit rus Vladimir Putin, duke e falenderuar atë për bisedën telefonike dhe rreth diskutimit të të drejtave të komunitetit LGBT.
Nga ana tjetër, Kremlini më vonë e ka mohuar që ka pasur ndonjë kontakt ndërmjet tyre, dhe zyrtarja për media e Putin-it ka thënë: “Ne jemi në dijeni për përpjekjet e Elton-it për të organizuar një takim, por nuk kemi pranuar asnjë sinjal direkt nga këngëtari.
Tani shakaxhinjtë nga Rusia, Alexei Stolyarov dhe Vladimir Krasnov i kanë marrë meritat për telefonatën, duke thënë se ata kanë pretenduar se janë Putini.
“Ne menduam se Putini nuk do të dëshironte të takohej me të apo të fliste në telefon, apo të paktën jo aq shpejt”, ka thënë Krasnov për Komsomolskaya Pravda, transmeton Klan Kosova.
“Por doli që Elton John ishte më të vërtetë duke e pritur telefonatën e tij, dhe për këtë shkak ai menjëherë e besoi se ishte duke biseduar me njerëzit që ne kemi thënë se jemi", shtuar ai.
Në fund ai i ka thënë atyre: Faleminderit, ma keni zbukuruar ditën. Kjo ditë dhe kjo bisedë ka qenë më e mrekullueshmja dhe e dashur e jetës sime”.