Lajmet e fundit

Aktorja dhe ish-valltarja e “Dancing with the stars”, Rumer Willis ka njoftuar se ajo tashmë është e kthjellët tash e gjashtë muaj, pasi ndaloi konsumimin e alkoolit.
“Unë do të jem e para që do të thotë se nuk jam e përsosur dhe shpesh herë shkaktoj rrëmujë, por kam dashur ta ndaj këtë, sepse jam me të vërtetë krenare për veten time. Dje kam festuar 6 muaj esëll. Nuk është diçka për të cilën kam planifikuar, por pas një udhëtimi të gjatë për të arritur këtu unë mund të them sinqerisht se kurrë nuk kam qenë më krenare për veten time në tërë jetën time. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen dhe mos harroni të jeni të mirë me veten”, ka shkruar vajza 28-vjeçare e Bruce Willis dhe Demi Moore në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me një selfie.
https://www.instagram.com/p/BWA3FqFD157/