Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar, raporton Radio Evropa e Lirë.
Vendimi i tyre ka ardhur pas rritjes së madhe të numrit të këtyre rasteve anembanë këtij shteti.
"Ministria shpall një epidemi kombëtare për të lehtësuar vaksinimin e fëmijëve mes 9 dhe 11 muajsh dhe të fëmijëve më të rritur që nuk janë vaksinuar ende", ka thënë kjo ministra në fjalë në një komunikatë.
Janë së paku edhe dy mijë raste të reja në 29 qarte të Rumanisë nga 41 sa janë gjithsej.
Fushatat e shumta kundër vaksinimit të fëmijëve në mediat sociale kanë bërë që të ketë rënie të vazhdueshme të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit.