Lajmet e fundit

Qeveria në Rumani ka aprovuar një memorandum për të zhvendosur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem, ka bërë të ditur lideri i partisë qeverisëse Social Demokrate në këtë vend.
Një veprim i tillë do të shënonte një nga shtetet e para që kanë ndjekur hapat e SHBA-ve, pasi presidenti Donald Trump në dhjetor te vitit që shkoi e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Vendimi i Trump ka nevrikosur aleatët arab si dhe ka tronditur Palestinën e cila kërkon që pjesa lindore e qytetit të njihet si kryeqyteti i tyre.
Sipas legjislacionit në Rumani, presidenti Klaus Iohannis merr vendimin final në lidhje me rialokimin e ambasadës para se të konfirmohet një gjë e tillë.
Iohannis ka thënë se nuk është konsultuar në lidhje me këtë gjë.