Lajmet e fundit
Beogradi është duke u frikësuar që nëse Kosovës i shtohen njohjet, atëherë ajo mund të ketë shumicën bindëse që i duhet për të fituar ulësen në OKB.

Deklarata e kryeministrit rumun, Vikto Ponta, e dhënë në një intervistë për Klan Kosova, dy javë më parë nga Tirana, se shteti i tij mund ta njohë Prishtinën, ka tmerruar Beogradin.
Prandaj, Serbia, po bën gati një strategji për ta penguar këtë dhe njohjet e mundshme nga 4 vendet tjera anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë pranuar Kosovën - Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Spanja.
Mediet në Beograd thonë se deklarata e Pontas nuk është e rastësishme, pasi "është hetuar se ajo vjen pas një presioni të madh që po u bëhet vendeve në fjalë për të ndryshuar qëndrim" karshi pavarësisë së shpallur në Prishtinë, më 17 shkurt 2008.
"Pos këtyre, në majë të presionin të fuqive të mëdha, mbështetëse të pavarësisë së Kosovës, janë edhe vendet afrikane, ato të Amerikës Jugore dhe Karaibeve, të cilat është më së lehti të binden, për shkak të telasheve ekonomike", shkruajnë mediet serbe, transmeton Klan Kosova.
Prandaj, ministri i jashtëm Ivica Daciq paralajëmron ofensivë të qeverisë së Serbisë.
"Pesë vendet anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën dhe kemi garanci se kështu do të mbetet. Ne jemi të vetëdishëm për shtetet te të cilat po bëhet presion, por Serbia po zhvillon një fushatë të fuqishme diplomatike, e cila do të forcohet edhe më", ka thënë ai.
Rumania po llogaritet si pika më e dobët për Serbinë, duke qenë se këto dy vende kanë një miqësi tradicionale.
Beorgadi e di se presion po i bëhet edhe Sllovakisë, përfaqësuesit e ambasadës së të cilit vend kanë thënë se megjithatë, nuk e njohjin pavarëisë së Kosovës.
Pritet që edhe ambasadori i ri spanjoll, që vjen së shpejti për t'i dorëzuar letrat kredenciale te presidenti Tomislav Nikoliq, do ta konfimrojë se Madridi nuk ka në plan të ndryshojë qëndrim.
Përgjigje ka dhënë edhe Qipro.
""Pozicioni ynë, që të mos njohim Kosovën, mbetet i tillë, fuqimisht. Sipas mendimit tonë, kjo temë do të mund të rishqyrtohet vetëm në rast se arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palet, në bazë të rezolutës 1244 të KS të OOKB-së", është thënë në një përgjigje të ambasadës qipriote në Beograd.