Lajmet e fundit

Është lansuar projekti “Ruje, mos e gjuj”, i cili synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit.
Projekti do të implementohet nga “Green Art Center”, ndërsa mbështetet nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Ministria e Mjedisit, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se do të mbështesin çdo iniciativë e cila për qëllim ka mjedisin e pastër.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, Neritan Tira, tha se pavarësisht vështirësive për të menaxhuar sistemin e mbeturinave, do të përkrahin projekte të tilla.
Kurse, drejtoreshë ekzekutive e “Green Art Center”, Merlina Beu-Muçaj, po ashtu shprehu përkrahjen për projektin.
“Ne bashkërisht mundemi, do t'ia dalim dhe do ta bëjmë një Kosovë ekologjike”.