Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine është duke u diskutuar për 8 marsin, gratë, punësimin dhe përfaqësimin e tyre nëpër institucione.
Të ftuar janë: Xhevahire Izmaku, deputete e PDK-së, Linda Shala, afariste dhe Yll Rugova, aktivist nga shoqëria civile. Ky debat realizohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Fondacioni Friedrich Ebbert me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Sipas Rugovës shumë gra ngacmohen seksualisht në vendet e tyre të punës.
“Nuk besoj që ka dallim mes grave dhe burrave në biznes, më shumë mendoj që është presion shoqëror, dimë shumë shembuj kur një grua aplikon në vend të punës dhe pastaj ngacmohet seksualisht ose në rastin e politikës kemi gra që janë në pozita të larta dhe për të gjitha qarkullojnë thashethemet seksiste”.
“Kjo është një lloj mendësie që e shtyp gruan”.