Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine është duke u diskutuar për 8 marsin, gratë, punësimin dhe përfaqësimin e tyre nëpër institucione.
Të ftuar janë: Xhevahire Izmaku, deputete e PDK-së, Linda Shala, afariste dhe Yll Rugova, aktivist nga shoqëria civile. Ky debat realizohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Fondacioni Friedrich Ebbert me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Sipas Rugovës institucionet duhet të bëjnë më shumë sa i përket barazisë gjinore.
“Sfida nuk është vetëm në emancipimin e popullit, por duhet edhe në aspektin institucional, 80 përqind e grave janë jo aktive në tregun e punës, nuk kan shkollim adekuat, në këtë rast nëse një pjesë e madhe e popullatës nuk po shkollohet e për këtë gjë ish dashur që të merren masa emergjente”.
Sipas tij, Kosova qëndron më keq se vendet e tjera të rajonit e madje sipas një anekte shumë gra në vendin tonë e justifikojnë dhunën e burrave karshi tyre.
“Në Shqipëri në rastin e Parlamentit dhe në Qeveri janë gati gjysma gra dhe burra. 42 përqind e grave në Kosovë kanë thënë që dhuna e burrit është e justifikueshme ndërsa në Serbi vetëm 4 përqind'.