Lajmet e fundit

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë po përcillet me tensione.
Opozita ka bllokuar foltoren, ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin Edmond Spahon nga seanca.
Më herët, Ruçi iu drejtua Bashës me fjalët: “Je lider, mos u sill si halabak”, shkruan Opinion.al.
Gjithçka nisi kur Edmond Spaho po fliste për ekstradimin e Nezar Seitit. Ruçi i ndërpreu fjalën me argumentin se po flet jashtë rendit të ditës.
Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme të Ora News: