Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, është nisur për në Stamboll të Turqisë për bisedime paqeje për Ukrainën, pasi u tha gazetarëve se nuk ka "pritshmëri të larta" për negociatat.
Ai pritet të takohet me zyrtarë turq dhe ukrainas, ndërkaq të enjten tha se "e vetmja mënyrë që të kemi përparim këtu është midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin", raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Trump po përmbyll një turne katër-ditore në Lindjen e Mesme, por nuk pritet të shkojë në Turqi.
E presidenti ukrainas, Zelensky, kishte njoftuar se në negociata po dërgonte ministrin e tij të mbrojtjes, por se Rusia "nuk ishte serioze" për "bisedimet e vërteta".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.