Lajmet e fundit

Emisioni politik Rubikon me Adriatik Kelmendin, ka përmbyllur të enjten sezonin e 20 të transmetimit.
Në përfundimin e 20 vjetorit të vënies së themelit të këtij emisioni, u transmetua dokumentari i titulluar “Rubikoni i Kosovës”, si një përmbledhje e punës 20 vjeçare të autorit të këtij emisioni, Adriatik Kelmendi.
Dokumentari i përgatitur nga gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti, ndjek rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga negociatat për statusin, shpalljen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe të gjitha ngjarjet e mëdha historike të dy dekadave të fundit.
Personazhe të “Rubikonit të Kosovës” janë figurat kryesore politike dhe shoqërore në vend, të cilët momentet vendimtare për shtetin tonë i kanë ndarë me qytetarët e Kosovës përmes emisionit Rubikon.
Emisioni Rubikon nga 2 shtatori fillon sezonin e 21, nga e hëna në të enjten, në ora 20:45, në televizionin Klan Kosova.