Lajmet e fundit

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sonte të Rubikon shpalos detajet e takimeve në Washington e Bruksel, temat që do të diskutohen në takimet e radhës, raportet e LDK-së me partnerët e koalicionit dhe shumë çështje të tjera.
- Çka diskutoi me zyrtarët e administratës amerikane?
- Cili do të jetë roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian?
- Kur pritet takimi Hoti-Vuçiq në Washington?
- Si u përgjigjet akuzave se dialogu me Serbinë tashmë ka rrëshqitur në dialog teknik?
- Përse ka mungesë koordinimi mes LDK-së dhe partnerëve të koalicionit për çështjen e dialogut?
- Përse nuk u informua AAK dhe Nisma për takimet e tij në Washington?
Për këto dhe çështje të tjera, ndiqeni sonte Rubikon me Adriatik Kelmendin, duke filluar nga ora 20:45, në Klan Kosova