Debati në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova sonte do t’i kushtohet situatës me çështjen e presidentit të vendit, kur kanë mbetur edhe pak orë deri te përfundimi i afatit kushtetues.
- A u dogj përfundimisht mundësia për një zgjidhje politike?
- Përse Kurti e injoroi sot propozimin e LDK-së për kandidimin e Vjosa Osmanit për Presidente?
- Çfarë mesazhi deshi të përcjellë LVV me tërheqjen e Konjufcës dhe Kollçakut nga kandidatura?
- Kush realisht po e mban peng procesin?
Në panel: Rrahman Paçarizi, Aida Dërguti, Berat Buzhala, Labinot Balaj, Dardan Sejdiu dhe Avni Arifi.
Klan Kosova, 20:45.
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.