Lajmet e fundit

RUBIKON me Adriatik Kelmendi, sonte sjellë intervistën e parë të Vasfije Krasniqi - Goodman si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi-Goodman rrëfen betejën e pasuksesshme për drejtësi si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, vendimin që të flasë publikisht për përvojën e saj, duke u bërë zëri i atyre që heshtin si dhe misionin që ia ka vënë vetes si deputete e Kuvendit të Kosovës.
- Si u prit rrëfimi i saj për përjetimet e luftës nga publiku kosovar dhe kush e kërcënoi?
- Si e zhgënjeu drejtësia vendore e ajo ndërkombëtare?
- Përse vendosi t’i hyjë politikës?
- Cili thotë se është misioni i saj si deputete në Kuvendin e Kosovës?
- Cili ishte kontakti i parë me Lëvizjen Vetëvendosje?
- Përse i është dukur e çuditshme dita e parë si deputete në Kuvendin e Kosovës?
Këto dhe shumë ekskluzivitete të tjera mund t’i mësoni duke e ndjekur sonte Rubikonin me Vasfije Krasniqi Goodman.
Na ndiqni sonte në Klan Kosova nga 20:45.