Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, sonte në Rubikon sqaron gjithçka rreth vendimit të KQZ-së për verifikimin e votuesve të diasporës, si dhe përgatitjet institucionale për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pjesë e debatit janë edhe përfaqësuesit e subjekteve politike, Sami Kurteshi, Faton Fetahu dhe Florian Dushi.
- Si do të votojë diaspora?
- Përse e ndryshoi KQZ mënyrën e verifikimit të votuesve të diasporës?
- Cilat janë koalicionet parazgjedhore?
- Si ndodhi që KQZ e certifikoi kandidatin për deputet Etem Arifi në zgjedhjet e kaluara?
- A do të certifikohen kandidatët për deputet me vepra penale në tri vitet e fundit?
Për këto dhe gjithçka tjetër rreth zgjedhjeve e koalicioneve parazgjedhore, sonte në Rubikon, Valdete Daka dhe përfaqësues të të subjekteve më të mëdha politike në vend.
Na ndiqni në Klan Kosova nga 20:45.