Lajmet e fundit

Rubikoni i kësaj të mërkure, sjell për shikuesit Avdullah Hotin, në intervistën e tij të parë 100 ditë pas largimit të tij nga posti i Kryeministrit të Kosovës.
- Si e sheh 100 ditëshin e punës së Qeverisë Kurti?
- Pse e cilëson marrëveshjen e Washingtonit si më të rëndësishmen që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës?
- Kush sipas Hotit po i promovon interesat ruse dhe kineze në Kosovë?
- Pse nuk kandidoi për kryetar të LDK-së?
- Çfarë mospajtime ka me Lumir Abdixhikun?
- Pse nuk e votoi Vjosa Osmanin për Presidente?
- A do ta japë nënshkrimin për dërgimin në kushtetuese të shkarkimit të Valdete Dakës?
- Çka thotë për Përparim Ramën?
Këto dhe më shumë, diskutohen sonte në Rubikon me ish-kryeministrin Avdullah Hoti.
Klan Kosova, 20:45