Debati i sotëm në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka në fokus treshen e madhe të mendimit shqiptar: Rexhep Qosjen, Ismail Kadarenë dhe Ibrahim Rugovën, figura që shpesh ishin në përplasje, por që formësuan mënyrën si shqiptarët e kuptojnë veten.
- A ishte letra e fundit e Qosjes një testament personal apo akti i tij i fundit politik?
- Si ndikoi polemika mes Qosjes dhe Kadaresë në mënyrën se si shqiptarët e shohin veten?
- Pse Qosja nuk e pranonte Rugovën si President të Kosovës?
- A e zgjidhi Rugova në praktikë debatin teorik mes Qosjes dhe Kadaresë?
- A ka sot në Kosovë figura me ndikim të tillë?
Në panel: Dukagjin Gorani, Pal Shtufi, Adnan Merovci, Azdren Shala dhe Rrahman Paçarizi.
Klan Kosova, 20:45.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.