Lajmet e fundit

Në emisionin e sotëm debatues, Rubikon në Klan Kosova, do të diskutohet për çështjen e zbarkimit të Forcave të Armatosura të Kosovës në veri, gjegjësisht në Liqenin e Ujmanit.
Kjo vendosje e trupave të FSK-së u bë me kërkesë të institucioneve të atjeshme, për të ndihmuar në gjetjen e trupit të Rrahim Latifit, personit që kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik.
Dislokimi i ushtarakëve kosovarë u bë temë diskutimi në opinion gjatë ditës së sotme, me pretendime të ndryshme nga palë të ndryshme.
E pikërisht këtyre pretendimeve do të provohet t'u jepen përgjigje sonte në Rubikon.
Gjithashtu, do të diskutohet edhe për çështjen e (mos)konstituimit të Kuvendit me panelistët e sotëm:
-Çka ndodhi në Ujman?
-Si u politizua operacioni i FKS-së për kërkim?
-Çka u tha në reagimin e KFOR-it?