Lajmet e fundit

Sonte në Rubikon analizohen programet e subjekteve politike për dy nga fushat më të prekura nga pandemia Covid-19; arsimi dhe ekonomia.
- Çfarë zotohen të bëjnë subjektet politike për arsim, nëse vijnë në pushtet?
- Si planifikojnë ta kompensojnë mësimin e humbur si pasojë e pandemisë Covid-19?
- Cilat janë strategjitë e tyre për rimëkëmbje ekonomike?
- Sa është i mundshëm implementimi i këtyre programeve?
Këto dhe më shumë, i diskutojmë sonte në Rubikon me një panel të kompletuar të njohësve të ekonomisë dhe arsimit, duke filluar nga ora 20:45, në Klan Kosova.