Lajmet e fundit

Rruga e shtetformimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë është në qendër të debatit sonte në "Rubikon".
-Si nisi projekti për pavarësimin e shqiptarëve të Kosovës?
-Cila ishte rruga drejt çlirimit?
-Çfarë roli patën lëvizja paqësore e Ibrahim Rugovës dhe lufta e UÇK-së në këtë proces?
-A është Kosova e sotme ajo që e kishim ëndërruar para 12 qershorit 1999?
-Si u arrit Marrëveshja për Çmilitarizimin e UÇK-së?
Sonte, “Rubikon” sjell edhe pamje të rralla nga 20 qershori 1999, kur UÇK dhe përfaqësuesit e NATO-s nënshkruan marrëveshjen për çmilitarizim.
Paneli përbëhet nga Ylber Hysa, Durim Abdullahu, Azdren Shala dhe Sylë Ukshini.
Ndiqni “Rubikon” në Klan Kosova, nga ora 20:45.