Lajmet e fundit

Ambasadori britanik, Ruari O’Connell ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.
Përderisa është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës ai ka premtuar mbështetje të vazhdueshme të Britanisë për këtë vend.
“2016 ka qenë një vit i ndryshimeve të mëdha rreth botës. Por, disa gjëra nuk ndryshojnë. Britania dëshiron ta shohë Kosovën të prosperuar dhe të sigurt. Unë besoj në fuqinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për Kosovën. Ajo e ardhme varet nga ju. Në vitin 2017, ashtu si në të kaluarën, ne do të jemi këtu për të ju ndihmuar” ka thënë O’Connell.
Për më shumë shikojeni videomesazhin.