Lajmet e fundit

Dieta mesdhetare këshillohet nga pjesa dërrmuese e ekspertëve të dietologjisë për përfitimet e ndryshm shëndetësore.
Kjo dietë parandalon disa sëmundje si obeziteti, kolesteroli, etj.
Sipas një studimi të fundit, dieta mesdhetare dhe veçanërisht ajo greke ndihmon edhe në ruajtjen e kujtesës.
Eksperimenti i kryer nxori një rezultat mjaft bindës: ata që përdorën dietë greke ishin 24 përqind më pak të ekspozuar nga humbja e kujtesës.
Dieta greke përfshin ushqyerjen me ullinj, vaj ulliri, produkte gruri dhe shumë drithëra dhe zarzavate.