Lajmet e fundit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes statusit në Facebook i ka uruar stafin e filmit “Shok” për nominimin në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në Oscar, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
“Urime kastës dhe ekipit të filmit Shok për nominimin e tyre në Oscar. Filmi Shok është një bashkëpunim i mrekullueshëm në mes të produksioneve në Britaninë e Madhe dhe Kosovës për skorien e dy djemve gjatë konfliktit në Kosovë. Ky film tregon mjaft për Kosovën e atëhershme dhe të tashme. Gjithashtu na tregon se Britania e Madhe dhe Kosova mund të arrijnë nëse punojmë së bashku”, ka shkruar O’Connell në Facebook.