Lajmet e fundit

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në përkrahje të Ambasadës Britanike me tëmën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi”, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell është shprehur se pas nënshkrimit të MSA-s, Kosova do të trajtohet njëjtë si të gjithë vendet e tjera evropiane.
“Kosova tashmë ka nënshkruar MSA-në, e kjo do të thotë që Kosova do të trajtohet si çdo vend tjetër në Evropë”.
“Kjo do të thotë se edhe ne do të kërkojmë më tepër nga Kosova”.
O’Connell bëri të ditur se tashmë është koha e fundit për ta luftuar korrupsionin.
”Raporti i Progresit, thotë se gjyqësori vazhdon të mbetet i varur nga politika”.
“Numri i dënimeve përfundimtare mbetet i ulët”.
“Ka ardhur koha që të zbatohet lufta kundër korrupsionit, e kjo gjë duhet të bëhet pa kompromis”.