Lajmet e fundit

Objektet e Radiotelevizionit të Kosovës u vërshuan nga uji pas shiut të jazhtëzakonshëm që ra prej disa oresh, duke shkaktuar ndëprerjen e programit dhe evakuimin e stafit. E gjithë kjo për faktin se nje pjesë e RTK-së punon me objekte të improvizuara, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së pronës.
RTK në këto momente është në gjendje të jashtezakonshme pas të reshurave të shiut.
“RTK 2 dhe RTK 3 përkohësisht janë duke transmetuar arkiva për shkak se stafi është larguar nga studiot dhe objektet. Kjo situate tregon më së miri se në çfar gjendje institucionet e vendit e kanë lenë Transmetuesin Publik”, thotë drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala.
Ai ka thënë se edhe pse me dhjetra herë ka bërë thirrje për zgjidhjen e pronës së RTK, nuk ka pasur as më të voglin hap për zgjidhjen e ketij problemi.
“Me këtë rast me duhet t'i falenderoj zjarrefikesit e Republikës së Kosovës për intervenimin shumë të shpejt që e kanë bërë për t'i ndihmuar RTK-së. Neve në RTK nuk na ka mbetur asgjë tjetër vetëm tëe lutemi që mos të bjere shi. Zot ndihmona!”, ka thënë në fund Shala.