Lajmet e fundit

Ish-luftëtari që mbeti pas nofkës “Luli”, Kadri Veseli, për shumë vite qëndroi nën hijen e të qenit shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, e sot e njohim si të parin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kyçja e tij në jetën politike u bë zyrtare më 2 nëntori të 2012'tës, duke u bërë pjesë e PDK-së së drejtuar nga Hashim Thaçi.
Edhe pse në dy palë zgjedhje Veseli u shfaq goxha aktiv, ai arriti të dalë nga hija e liderit, Thaçi, kur PDK e LDK u morën vesh për ndarjen e posteve institucionale. Kështu Veseli që për herë të parë u ulë në karrigen e deputetit u zgjodh edhe në krye të kuvendit të Kosovës.
Pjese e kësaj marrëveshje ishte edhe posti i presidentit për Hashim Thaçin, gjë qe i dha mundësinë Veselit të marrë postin e të parit të partisë
Për më shumë, rrugëtimin e Veselit mund ta shihni në videon më poshtë në një kronikë nga Arbresha Shpati.