Lajmet e fundit

Rrugët në fshatin Buqe të komunës së Dragashit janë të kalueshme, por vazhdojnë të paraqesin rrezik serioz për qarkullimin, për shkak të ngricave dhe mungesës së kripës për pastrim dimëror.
Kështu ka bërë të ditur një lexues për Klankosova.tv.
Ai tha se banorët po përballen çdo ditë me rrëshqitje të automjeteve dhe vështirësi të mëdha në qarkullim, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, duke kërkuar intervenim urgjent.