19.02.2017 · përditësuar para 3451 dite1 min lexim
Reshjet e borës të cilat kanë filluar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, nuk kanë krijuar probleme në qarkullimi në Komunën e Rahovecit.
Kështu ka thënë Muhamet Behra, Drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve Publike në Komunën e Rahovecit teksa shtoi se kompania e cila eshte kontraktuar per mirmbajtjen e rrugëve ka qenë e gatshme për intervenim, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, deri me tani është intervenuar në fshatin Zatriq.
Ai konfirmon se të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit, jane të kalueshme dhe komunikacioni po zhvillohet krejt normalisht pa ndonje pengesë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.