25.02.2018 · përditësuar para 3080 dite1 min lexim
Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme dhe nuk ka asnjë problem me borën që po bie.
Ai ka treguar për Klan Kosovën se të gjitha kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, 16 sosh, janë në terren të mobilizuara 24 orë dhe kanë me vete sasi të mjaftueshme të kripës.
Kadriu ka shtuar se megjithatë është intervenuar në rrugët malore, ndërsa që gjithë kjo sipas tij po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.