Lajmet e fundit

Rruga Mitrovicë-Bajgorë, në Stan-Tërg, si pasojë e rrëshqitjes së trupit të rrugës është mbyllur për qarkullim nga ora 18:00 deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari për media i Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, i cilia ka thënë se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alterantive për qarkullim.
“Për momentin rruga është e hapur në njërën korsi, për shkakun e reshjeve të shiut, situata mund të ndryshojë nga momenti në moment. Ju bëjmë me dije që për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, jemi të obliguar ta mbyllim rrugën për qarkullimin nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në ora 8:00 të mëngjesit. Poashtu, ju njoftojmë se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative të qarkullimit”, ka thënë ai.