Lajmet e fundit

Në Premier League karrierën si trajner e nisi me skuadrën e Everton-it në vitin 2002.
David Moyes në këtë klub qëndroi deri në vitin 2013 dhe suksesin më të madh arrit duke shkuar në finale të FA Cup në sezonin 2008/2009 përcjell klankosova.tv.
60 vjeçari më pas e morri drejtimin e skuadrës së madhe angleze Manchester United.
Që në sezonin e parë ai e fitoi trofeun FA Community Shield dhe kjo ishte e tëra që bëri me djajtë e kuq.
Më pas Moyes nga një sezon qëndroi te Real Sociedad në Spanjë dhe te Sunderland në Premier League.
Por ishe West Ham United ai që e angazhoi atë në sezonin 2017/2018 ku edhe i përfundoi kontrata.
Por çekanët ishin të destinuar të lidheshin përsëri me Moyes në sezonin e ri.
Tani pas 6 vjetësh erdhi shpërblimi duke e fituar Ligën e Konferencës.
Në aspektin personal ai e fitoi trofeun më të marr në karrer pas 1097 ndeshjeve si trajner kurse klubit i ktheu trofe evropian që u paraqit në finale pas 47 vjetësh.