Lajmet e fundit

Emigrantët e bllokuar në Kroaci kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që të drejtohen në veri të vendit, pavarësisht tentativave të Sllovenisë dhe Hungarisë që t’i ndalojnë ata, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Policia sllovene ka përdorur spray lotsjellës që t’i shpërndante turmat e grumbulluara të emigrantëve.
Kurse, Hungaria e ka akuzuar Kroacinë për thyerje të ligjit ndërkombëtar, për shkak se azil-kërkuesit janë lejuar brenda kufijve pa u regjistruar.
Bashkimi Europian që është ndarë sa u përket qëndrimeve se si duhet trajtuar kriza e emigrantëve, do të zhvillojë bisedimet emergjente javën që vjen.