Lajmet e fundit

Çdo vit,qindra afrikan largohen nga familjarët e tyre dhe rrezikojnë çdo gjë, për një jetë më të mirë në Evropë.
Në vitin 2014, më shumë se 170 mijë emigrant kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm me anije, udhëtim nga i cili vdiqn mijëra burra, gra dhe fëmijë.
Dokumentari i Haarloy Johnsen, i quajtur Ditët e Shpresës, tregon më së miri për rrugën e këtyre emigrantëve, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Johnsen, ka udhëtuar me emigrantët nga vendi i tyre për në Mauritania, pastaj në qendrat e paraburgimit të Italisë ku refugjatët kërkojnë azil, pastaj deri në rrugën e Kopenhagenit ku realiteti godet emigrantët.
Ky dokumentar tregon historinë e njerëzve të cilët u kanë shpëtuar konfliktit dhe shtypjes në atdheun e tyre, me qëllim të ofrimit të të dashurëve të tyre një të ardhme më të mirë.