Rruga e dëmtuar në fshatin Belincë të Shtimes, në dalje të Caralevës, thuhet po paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve, duke shkaktuar aksidente të shumta.
Një lexues ka dërguar pamje në redaksinë e klankosova.tv, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës rrugore në këtë aks.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe prania e policisë që po e mbajnë rendin.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.