Lajmet e fundit

Rruga B në Prishtinë ka marrë një pamje jo të lakmueshme në mëngjesin e së mërkurës, njofton Klan Kosova.
Sipërfaqe e gjatë e rrugës është mbuluar nga lloçi për shkak të siç duket ndërtuesve që kryejnë punimet në atë pjesë të qytetit.
Në videot e siguruara nga Klan Kosova mund të shihet sasia e madhe e lloçit që ka vërshuar rrugën dhe trotuaret duke e bërë të vështirë qarkullimin e veturave dhe të njerëzve.