Lajmet e fundit

Rrufeja i ka mbytur të paktën 25 krerë dele të cilat ishin duke kullosur në Bjeshkët e Prevallës.
Ky rast është raportuar përmes telefonit në policinë e Prizrenit rreth orës 19:30 minuta të mbrëmjes së të dielës.
Hetues policorë dhe një veteriner kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit mirëpo nuk është arritur të përfundohet këqyrja e vendit të ngjarjes për shkak të errësirës dhe terrenit të vështir malor.
Policia njofton se sot do të vazhdohet me punë, transmeton Klan Kosova.